Ish- kryeministri Sali Berisha do të vazhdojë turin e tij të “Foltores”, takimi i dytë brenda javës që po mbyllet. Përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha ka bërë me dije se të premten, nesër, datë 15 tetor ora 18.00, takimi i radhës do të jetë në Korçë. Ky takim, përkon edhe me ditëlindjen e Berishës dhe me siguri do të ketë ndonjë surprizë, në formën e tortës apo diçka tjetër.
Njoftim
Diten e premte me daten 15 tetor ne ora 18:00 ne Kinema Milenium ne Korçe do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Korçes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb