Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka shanse për t’u rikthyer në krye të partisë, madje sipas tij, ai as nuk duhet të rikthehet.
Gjekmarkaj shprehet gjatë emisionit “Open” se Berisha ka lënë gjurmë pozitive, dhe ato që kishte për t’i dhënë, i ka dhënë.
“Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë, dhe ka lënë gjurmë pozitive sipas meje. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa. Në optikën time, është veprimi i tij, por ai nuk i kërkon ndihmë anëtarësisë por me ndikimin e tij e kërkon atë, nuk po dialogon, por po shpall atë që ka marrë si vendim të tij. Unë besoj që , këtu s’kishte skenar as të keq as të mirë, ishte i vetmi për Bashën në rrethanat që u krijuan” – tha Gjekmarkaj.
Më tej Gjekmarkaj thotë se nëse ndërkombëtarët do të ndalonin “regjimin” e Ramës, PD-ja do të ishte në pushtet.
“E dëgjoj shpesh që thuhet se votat nuk t’i bën Amerika. Është e saktë. Nëqoftëse ndërkombëtarët, dhe që mendohet se janë arbitri në Shqipëri, do i mbanin dorën regjimit, ne do ishim shumicë sot. Por jemi ende në opozitëdhe ata e bën me dashje e lanë Ramën ta bënin këtë, ne votat i kemi , i marrim vetë, duam zgjidhje të lira dhe të ndershme. Ne na duhet një garanci që Shqipëria nuk shkon në luftë civile” – tha Gjekmarkaj.