Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli është infektuar me koronavirus. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht po vijon trajtimin.
Mësohet se Topalli është konfirmuar pozitive disa ditë më parë. Ajo është vetëizoluar në banesë. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë ish- kryetares së Kuvendit.