Ish-ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj, nëpërmjet një statusi në Facebook ka dënuar ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur vendin. Duke marrë shkas dhe nga ngjarja e mëngjesit të sotëm që terrorizoi qytetin e Vlorës, kur një automjet tip Benz u godit nga breshëri plumbash, Demiraj shkruan se këto janë shenjë e “trimërimit të krimit”.
Si fajtor, ish-ministri teknik bën shtetin që sipas tij është “i topitur nga flirtimi i segmenteve të agjencive të zbatimit të ligjit me grupet kriminale”.
“Ndjehem shume i shqetesuar me ngjarjet e fundit kriminale, te cilat jane shenje e trimerimit te krimit perballe nje shteti te topitur nga flirtimi i segmenteve te agjencive te zbatimit te ligjit me grupet kriminale.
Duhet sa me shpejte nje reagim i vendosur sa nuk eshte vone,” shkruan Demiraj në Facebook.