Asnjë çudi në shfaqjet publike të vajzës. Ajo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhunën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet. Ajo u tërhoq pa kaluar 24 nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Ndaj sot dy muaj më vonë nuk mund të rikthehet tek denoncimi, për të njëjtën arësye. Kush ja pa hajrin denoncimit xhanëm?!
Askush!
Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan… Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë? Askush! Atëhere përse duhet ta bënte Ajo?! Ja, pra Polici që nuk e besoi tërheqjen e kallëzimit dhe nuk i hapi rrugë dhunës iku! Nuk e mbrojti askush para kërcënimit dhe iku megjithë familje! Denoncoi por u shpall Horr dhe u dënua me ndjekje këmba këmbës. Ndaj ska se si vajza e pambrojtur të jetë më trime apo më e fortë.
Ja pra një ngjarje që tregon përmbledhtas se cfarë ndodh kur dhunohesh nga të fortët me pushtet! Ndërkohë pushteti propagandon fort dajakun që ka dalë nga xheneti!!! Sipas pushtetit, vajza e “ka qejf vetë dhunën”; djali trajtohet si të tjerët ndaj e fusim në burg sa për ti bërë qejfin dynjasë; polici (denoncuesi) është një horr; pushteti është i fortë; opozita është fajtore!!!
Kjo quhet Mafie! /Nga Ylli MANJANI, ish- ministër i Drejtësisë/