Mesditën e sotme policia e Durrësit arrestoi ish-shefin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Durrës, Krenar Deharin (personi që shihni në foto) me urdhër të prokurorit Arjan Ndoji, pasi akuzohet se kishte kryer veprime për arrestimin e një personi ne kundërshtim me prokurorin.
Nderkohe zbardhet ngjarja për të cilën akuzohet ish-shefi i krimeve që tashëm do të hetohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Mesohet se se ish-shefi i Krimeve ka ndërhyrë një konflikt mes dy vëllezërve në Durrës, por në vend që të arrestonte autorin e dhunës, ka arrestuar viktimën.
Ngjarja u zbulua gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarit, i cili i tregoi shenjat e mëdha që kishte në trup dhe se ishte arrestuar ai në vend të vëllait që e kishte sulmuar.