Shkruan ne Facebook ish- truproja e ish- kryeministrit Sali Berisha: “Njeriu ne jete ndeshet me shume sfida. Bie, ngrihet, plagoset, sherohet, zhgenjehet, lumturohet, deshton apo tregohet i sukseshem. Bie pre e paragjykimeve e shpijeve , apo behet ure e te tjereve ne rrugtimim e tij drejt nje ngritje apo pasurimi. Ne jeten time mund te kem bere shume gabime qe me kane kushtuar shume. Jam munduar gjithmone ti perballoj sfidat e jetes me dinjitet e pa u nenshtruar ne asnje situate, pa humbur dinjitetin dhe me e rendesishjma pa rene ne batakun e krimit. Por jam ndeshkuar me te padrejte, duke humbur lirine, e denuar per gjera qe nuk kam bere. Dje mora vesh se ne vitin 2001 jam denuar me burgim te perjetshem nga shteti dhe gjykatat greke. Jam denuar per nje vrasje te kryer ne vitin 1998 ne Athine, kur une ne ate kohe kam qene ne Tropoje dhe kam patur vite pa shkelur ne token greke.
Eshte e “habitshme” se nga shteti Shqiptar edhe pse ka patur dijeni per kete vrasje dhe denim qe kam marre, nuk eshte permendur asnjehere. Si duket e kane ruajtur si As nen menge, per ta perdorur ndaj meje. Nuk ju ka mjaftuar denimi qe me dhane, ngaqe u gjenda ne Tirane kur ndodhi “vrasja e shekullit”. Dhe vune ne levizje patronet e tyre greke per te me dhene nje denim te tille. Por duke mesuar kete denim, une jam i qarte se cilet jane urdhedhenesit e vrasjes se vellait tim ne qershor 1997.”.