Ish-zëvendëskryeministrja “teknike”, shkodrania Ledina Mandija ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama për shkarkim të padrejtë nga detyra.
Mësohet se kryeministri do ta paguajë Mandijan me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm. Mandija ishte drejtuese e Avokaturës së Shtetit në vitin 2013 kur Rama urdhëroi largimin e saj.
Ajo ndërkohë e çoi çështjen në gjykatë, njëkohësisht vijonte punën si zv.kryeministre. Para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, Mandija erdhi si propozim i kryedemokratit Lulzim Basha dhe u vendos drejtuese e ‘Task Force’ për monitorimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.