Drita dhe Fiqiri Koçari, çifti i të moshuarve që humbën jetë nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë disa ditë më parë, ishin nisur nga Skrapari për të bërë pushimet në Sarandë. Furgoni me të cilin ata udhëtonin u përplas me një fuoristradë dhe doli nga rruga.
Fatkeqësisht, çifti i të moshuarve, respektivisht 72 dhe 77 vjeç, humbën jetën bashkë me 3 persona të tjerë. Pushimet në Sarandë për ku ata ishin nisur, mbetën në kthesat fatkeqe të Qafë Muzinës, aty ku dhe u ndërpre në mes jeta e Drita dhe Fiqiri Koçarit.
Historia bëhet edhe më e trishtë, teksa mësohen detaje të reja. Nga grupi i zjarrfikësve që mbërritën në vendngjarje pasditen e 26 gushtit 2021, burrë e grua janë gjetur të përqafuar në një nga sediljet e fugronit më të cilin po udhëtonin. Prej 55 vjetësh ata ishin të martuar dhe tre fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë.
Kujtojmë se, në aksident humbën jetën shoferi i furgonit Bardhi Prodo, çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari, dhe 2 shtetas ukrainas, Tetiana Fediaieva dhe Olesandr Fediaieva. /Gazeta Shqip/