Përplasje fatale nga nje automjet për nje shqiptar ne Itali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne Rimini dhe ka humbur jetën nje shqiptar 63-vjeçar, emri i te cilit nuk eshte i ditur. Mediat italiane shkruajne se shqiptari ishte duke ecur në anë të rrugës, kur nje automjet e mori përpara dhe e hodhi disa meter me tej.
Perplasja ka qene fatale dhe shqiptari ka ndërruar jetë ne vend. Policia ndaloi drejtuesin e mjetit dhe nisi hetimet per te zbardhur shkaqet e ketij aksidenti.