Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka folur përpara mediave pasi arriti marrëveshjen me trajnerin Tomas Brdariç për rinovimin e kontratës. Në fjalët e tij Xhaferi tha se Vllaznia do të synojë në merkato vetëm lojtarë cilësorë, pasi objektivi është titulli kampion. Gjithashtu për sa i përket privatizimit, ai ka thënë se në rast se do të fitojë, atëherë dera do të jetë e hapur edhe për garuesit e tjerë.
Rinovimi me Brdariçin? Kanë qenë thjesht disa diskutime teknike, në lidhje me disa kushte, Kemi pasur dakordësinë. Vazhdojmë projektin. Vllaznia tani është një nivel tjetër, të bëjmë një përfaqësim dinjtoz në Europë. Sot presim shortin, shpresojmë në një skuadër të kalueshme. Kanë nisur përgatitjet për sezonin tjetër.
Objektivat dihen tashmë, duam titullin. Kemi nevojë të plotësohemi si skuadër. Shpresoj që të bëhet edhe privatizimi që të shkojmë para. Disa lojtarë nuk kanë pasur mundësi të vijnë sot, dosa lojtarë nuk do rinovojnë. Do ketë prurje të reja, sot do testohen dy lojtarë. Ne po luftojmë çdo ditë për t’u plotësuar dhe të rrisim nivelin.
Financat? Praktikisht udhët të mbarojë njëherë privatizimi. Unë kam kontratë 5-vjeçare te Vllaznia dhe kamë bërë më të mirën. Me një tjetër status edhe puna do jetë ndryshe. Ekipi për sezonin tjetër do ketë riformatim. Do marrim lojtarët me më shumë kualitete se sezonin e kaluar.
Bashkëpunim me të tjerët? Procesi ka kaluar fazën e parë dhe kompania ime është kualifikuar. Pres fazën e dytë. Dera e Vllaznisë është e hapur për të gjithë. Në një vit që kam aty, ka shumë dashamirës që janë afruar si dhe kompani të tjera siç është Intersig që ka asistuar për një shumë të mirë.
Janë afruar edhe emra të tjerë që janë bërë publike. Unë dua të jem shumë falënderues për të gjithë, për atë çka kanë bërë. Kjo derë është e hapur për të gjithë, edhe për ata që kanë qenë në ankand. Ka nevojë skuadra për të bërë më të mirën.
Puna në merkato? Janë shumë emra, por tentojmë lojtarë cilësorë. Financat janë dhe i kam thënë grupit teknik që mos kursehen për lojtarët cilësorë. Të bëjmë diferencën dhe mos bëjmë gabimet e vjetshme.
Ishte e vështirë marrëveshja me Brdariçin sepse donte infrastrukturën, kjo ka qenë e vështirë dhe e kuptoj. Vitin e shkuar kemi dështuar edhe nga kjo pjesë, kjo ka qenë pika e tij. Do bëjmë maksimumin bashkë me kryetaren e Bashkisë që ka dhënë premtimin”, tha Xhaferi.