Irani thotë se ushtria e tij “pa dashje” shenjestroi avionin ukraninas te pasagjerëve, ku humbën jetën të gjithë 176 personat në bord, raporton TV shtetëror i Iranit. BBC, duke iu referuar kesaj deklarate shkruan se shkak per kete ngjarje ishte bërë “gabimi njerëzor” pasi aeroplani fluturoi afër një zone të ndjeshme që i përkiste Rojeve Revolucionare të Iranit.
Duke u marre gabimisht per nje “objektiv armiqësor”, avioni u shenjestrua nga një raketë, thuhet në deklaratë. Ata që janë përgjegjës do të përgjigjen, shtohet me tej.
Irani më parë kishte refuzuar cdo pergjegjesi per kete ngjarje, por presioni i ngritur nga SHBA dhe kryeministri kanadez qe iu referua burimeve te inteligjences, thuhet se çoi ne kete zbulim, pra ne pranimin e faktit te rrezimit te aeroplanit te shenjestruar me një rak.etë, ndoshta aksidentalisht.