Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar pas vdekjes me dekoratën “Nderi i Kombit” aktorin dhe regjisorin e shquar Agim Qirjaqi. Vlerësimi i Presidentit Meta është bërë me motivacionin për mirënjohje për nivelin e jashtëzakonshëm të aktrimit dhe profesionalizmin e spikatur, të shpalosur gjatë interpretimeve të paharrueshme dhe mjeshtërore si në skenat e teatrit, ashtu edhe në ekranin e madh të kinematografisë shqiptare.
Në fjalën e tij me rastin e 70-vjetorit të lindjes, drejtuar familjarëve, kolegëve aktorë dhe regjisorë Presidenti Meta teksa vlerësoi figurën e tij tha se profesor Qirjaqi mbrojti çështjen e Teatrit, duke dalë kundër shembjes së tij dhe kundër ligjit ‘Për Teatrin’.