Më datë 07.02.2018, rreth orës 10:20 , në afërsi të fshatit Xhuerinë, Vlorë, në lumin Shushicë, është gjetur i mbytur e i pa jetë, shtetasi V.D., 82 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi prej datës 05.02.2018, rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa. Shtetasi gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Trupi i pajetë do të transportohet në drejtim të morgut në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.