Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga dita e sotme pjesë e familjes kuqeblu është bërë edhe futbollisti Xhelil Asani.
Sezonin e kaluar ai ka qenë pjesë e Erzenit, ndërsa për dy sezonet e ardhshëm, lojtari që luan në krahun e majtë të mbrojtjes do të jetë pjesë e jona. Mirë se erdhe Xhelil! /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të KF Vllaznia sh.a./