Kete foto te rendesishme ma dergoi miku im dhe gazetari i njohur i kronikes se zeze dhe me gjere se kaq Ferdinand Dervishi. Ne krye te tavolines ish- zv.minister i brendshëm, tashme i ndjeri Sokol Bare, une dhe Jozefina Topalli .
Foto eshte realizuar ne shkurt te vitit 1998 kur kryeja detyren e drejtorit te policise ne Shkoder.
Ishin kohe te veshtira , te mos them kohe lufte, nga njera ane perballesha me bandat kriminale te atij qarku, perfshi dhe banden kriminale brenda struktures se policise se shtetit qe drejtohej nga Prel Pjetrushi qe s’kishte mbaruar as klasen e tete dhe ishte punonjes i policise kriminale, nga ana tjeter perballesha me bandat e opozites qe drejtohej nga Sali Berisha dhe ne Shkoder kishte perfaqesues Jozefina Topallin, e cila ishte shume agresive ndaj pushtetit te kohes dhe policise ne veçanti .
Sapo ajo u fut ne zyren time pyeti, kush eshte kolonel Havari?! Une ju pergjigja prere , nderkohe tentova ti prezantoja Sokol Baren , ky i fundit duke buze qeshur mu drejtua: “Te kerkoj ty Mit’hat jo mua”….
Pikerisht kjo foto paraqet dialogun e ashper qe une artikuloja me Topallin. Ajo kerkonte te ulja armet kunder krimit te organizuar, te cilet ishin njerezit e saj dhe te partise se saj, nderkohe une reagova me autoritetin qe me jepte grada dhe detyra, duke i thene tekstualisht:” jo zonje , ketu jam une “mbreti i ligjit” dhe askush tjeter .
Biseda vazhdoi e padobishme per kauzen negative te saj, e kunderta , fitoi kauza ime , te vendosja rendin dhe qetesine publike ne ate qytet te trazuar, qe fatkeqsisht vazhdon dhe sot e kesaj dite te jete ne te njejten situate si 24 vjet me pare! /Publikuar në Facebook nga Mithat HAVARI, ish- drejtor i Policisë së Qarkut Shkoder/