Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Danimarika.
Lajmin e kanë konfirmuar anëtarë të familjes të së ndjerës.
“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohen të gjithë miqtë, shokët e dashamirët (burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby”, ka shkruar babai i së ndjerës.
Smajli ishte studente në Danimarkë ku edhe katër muaj pritej të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver.