Islanda është “treni” i fundit për të mbajtur të gjallë shpresën se mund të kualifikohemi sërish në një europian. Shqipërisë i duhet me çdo kusht të dalë me pikë nga kjo transfertë për të mbajtur të ndezur këtë shpresë. Edi Reja, trajneri i Kombëtares, në konferencën zyrtare për shtyp përpara këtij takimi, është i qartë kur flet për mënyrën e lojës dhe filozofinë e tij. Italiani as që ka ndërmend të rreshtoj ekipin pas, e rëndësishme për të është që ekipi të futet në fushë i bindur se mund të fitojë:
Ju ka mjaftuar koha për të njohur grupin?
Unë në fushë gjatë stërvitjes i kam shprehur lojtarëve filozofinë time të cilën e kanë kuptuar. 15 ditë nuk kanë mjaftuar, në fushë shpresoj të marrim një rezultat të mirë dhe do i jepte besim lojtarëve që filozofia funksionon dhe puna e tyre nuk ka shkuar dëm.
Morali dhe taktika?
Unë pres nga ekipi të jetë i ekulibruar në fushë, të ketë ndjenjën e pjesëmarrjes në të gjitha repartet. Duam të jemi mirë dhe në sulm, dhe jo vetëm të mbrojmë. Të shkojmë në fushë dhe të shohim nëse do jete filozofia ime rezultative apo jo.