800 kg kanabis dhe dy shqiptarë të arrestuar është bilanci i një operacioni të zhvilluar nga policia italia në Foxhia. Mësohet se të arrestuarit janë Marsel Brakollari dhe Xhuljano Haxhiraj përkatësisht 25 dhe 22 vjeç.
Lënda narkotike ishte fshehur në furgonin ku udhëtonin dy të rinjtë shqiptar. Policia ra në dyshime, pasi drejtuesi i mjetit nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar, ndaj edhe u vu në ndjekje të tij.
Pas ndalimit, gjatë kontrollit të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan 800 kg kanabis, e cila nëse do të dilte në treg kapte vlerën e 6 milionë eurove./balkanweb/