Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 243 jetë të shuara nga korona virusi për një total prej 30 201.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2928 duke e rritur totalin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 99203.
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1327 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej 217 185 që nga fillimi i pandemisë.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 609 infeksione të reja dhe 94 jetë të humbura. Në këtë rajon në terapi intensive, ndodhen 400 pacientë.
Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital si dhe ulja e numrit të pacientëve në terapi intensive.