Ka shkuar në 100.269 numri i personave me korona virus në Itali, ku sot u regjistruan 1996 raste të reja, një numër më i lartë se dje. Po ashtu edhe numri i jetëve të humbura është më i lartë se dje, 619 persona ndërruan jetë 24 orët e fundit, ndërsa dje u regjistruan 570 viktima, duke e çuar numrin total në 19468.
Sot 3,381 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 116 më pak se dje.