Shtetasi Nazer Seiti, i arrestuar tre ditë më parë në fshtatrat e Vlorës, si pjesë e grupit kriminal të drogës të drejtuar nga Moisi Habilaj, rezulton të ketë luajtur rolin e financierit, pra që ka kontrolluar pasuritë e grupit Habilajt të fituara nga aktiviteti kriminal i drogës.
Fill pas prangosjes së tij nga policia shqiptare, italianët kanë sjellë kërkesën për esktradim ndaj këtij shtetasi, i cili është i hetuar si personi që kujdesej për financat e grupit kriminal dhe mbante llogaritë nga paratë që fitoheshin prej aktivitetit kriminal.
Kërkesa për ekstradimin e Seitit do të shqyrtohet të dielën në gjykatën e Krimeve të Rënda ku po ashtu do të vlerësohet dhe masa për Armando Kocerrin të arrestuar në flagrance, pasi në banesën e tij u gjetën 4 ton canabis. Të dy të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për hetuesit në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal, ndërsa mbahen të izoluar në drejtorinë e Policisë Tiranë.
Në rast ekstradimi drejt italisë Seiti do t’i bashkëngjitet të pandehurve të tjerë mes tyre dhe Moisi Habilajt, të konsideruar kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal. Ndërkohë ende në kërkim me kërkesë të italisë në territorin shqiptar janë Artan dhe Florjan Habilajt, vëllezër të Moisi Habilajt.
Artan Habilaj është personi që bleu automjetin e ish ministrit Tahiri, ndërsa Florjan Habilaj është i përgjuar nga autoritetet italiane si personi që kujdesej për aktivitetin kriminal të grupit në shqipëri dhe njihej me emrin “Lolo”.
Përgjimi
Ora 11.02.21
Nezari: Mbrëmë i shkruajta Lolos (Florian Habilajt) … (nuk kuptohet) … më tha “20 copë (nuk e mbaron fjalinë) … unë e Moisiu vumë 30 … e ti 20 … dhe pastaj 100 Agroni” dhe unë i thashë “po ku e çon” … “Saimirit” … dhe unë i thashë “jo vëlla … jo … unë nuk marr 150 euro për 20 euro … çfarë thua ti?” … vetëm për timin dhe tëndin … 50 copë i merr Saimiri” … tani shkoi të merrte një 50-she … i thashë “çfarë jam unë?” … unë nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne … jo … nuk jam çmendur” … i thashë … më tha “e mirë, le ta marrë Agroni vetë” … dhe unë i thashë “të bëjë ç’të dojë” … (nuk kuptohet) … “dhe e gjithë kjo pasi kishte linjën … meqë kishte kamionin … po le të pirdhet … copa e mutit.
Përgjimi
Ora 11.03.11
Nezari: (me zë të ulët) ah … si nuk e mora telefonin t’i shkruaja një çikë shefit. Në ora 11.03.40 makina ndalon në rrugën “Medaglie d’Oro”. Para se të zbresë, Nezari thotë me zë të ulët “duhet të marr 140 mijë”.