Në vitin 2013 një shtetas italian qëlloi një shqiptar i cili i kishte hyrë në shtëpi për ta vjedhur, dhe tani rrezikon një dënim me 5 vite e dy muaj burg. Ky thuhet të jetë dënimini për Valter Onichini, kasapin e Legnaro-s, që plagosi hajdutin shqiptar dhe më pas e futi në makinën për ta lënë të plagosur në mes të rrugës. Kasapi tashmë është denoncuar nga shqiptari për tentativë vrasje dhe në rast se dënohet duhet ta dëmshpërblejë shqiptarin Elson Ndreca 324 mijë euro.
“Onichini qëlloi sepse kishte frikë se hajduti do t’i rrëmbente djalin”, shpjegoi avokati i italianit, Ernesto De Toni, raporton TGCom24.
Ngjarja ka ndodhur më 22 korrik të vitit 2013, ku Onichini qëlloi dhe plagosi disa persona që kishin hyre per te vjedhur dhe që po përpiqeshin të merrnin makinën e tij nga shtëpia.
24-vjeçari shqiptar Elson Ndreca, mbeti i i plagosur. Ai më pas ngriti një padi mbi italianin dhe pritet të marrë shumën e majme.