Gazetarja Klodiana Lala ka folur gjithashtu edhe për çështjen e zhdukjes së Ervis Martinajt, ku tha se për këtë ngjarje janë pyetur edhe familjarët dhe se autoritetet kanë kërkuar informacion edhe nga autoritetet e huaja, po ashtu edhe kontrolle në tims.
Ndër të tjera gazetarja Lala tha se dyshimet kryesore të policisë, janë një inskenim i zhdukjes së tij.
“Përmes personave të tretë kishte informacion mbi vendndodhjen dhe shëndetin e tij, ka thënë xhaxhai tij duke pretenduar se nga momenti që ka bërë denoncimin kishte tre ditë pa asnjë kontakt me të. Po ashtu një mik i tij që kishte në Dubai kishte shprehur shqetësim se kishte humbur kontakt dhe se mund të kishte ndodhur diçka. Tani familja denoncon një person që është në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte në kërkim dhe sipas të dhënave të policisë ishte brenda territorit të vendit. Kishte diskutime se si do të referohej vepra penale.
Sot që ne flasim nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen e tij. Gjithashtu janë pyetur familjarët e tij dhe policia beson më shumë tek pista e inskenimit të ngjarjes. Është tërhequr një material referuar mbi të dhënat e të penduarin të drejtësisë Nuredin Dumani. Inskenimi i zhdukjes së tij është dyshimi i policisë. Edhe xhaxhai i tij e thotë në dëshminë e tij se ai kishte kundërshtarë të shumtë. Kujtojmë edhe ngjarjet e ndodhura, u tentua të vritej krahu i tij i djathtë. Pra në këtë kuptim sipas grupit të hetimit mund ta ketë inskenuar ngjarjen për të shpëtuar. Pra është e mundur që një person në kërkim të gjendet nga kundërshtarët dhe të vritet.
Nuk përjashtohen raste të tillë. Deri më tani duhet të dimë se duke qenë emër shumë i përfolur edhe institucionet janë pak të rezervuara. Në ketë ngjarje është përfshirë edhe Shërbimi Informativ shtetëror. Është kërkuar informacion edhe nga autoritetet e huaja, po ashtu edhe kontrolle në tims. Nuk përjashtohet edhe ngjarja kriminale. Zona e Fushë Kuqes është fshat i kontrolluar, familjarët sipas disa kontakteve në familje ka shqetësimet. Por është një ngjarje që ka kapur shah mat policinë shqiptare. Kur hapet një hetim për rrëmbim, praktika ka treguar se autoritetet nuk kanë qenë të suksesshëm. Ka pasur të zhdukur dhe raste të ndryshe…pra në momentin që jemi para kësaj ngjarje gjasat që mund të ketë rezultat janë shumë të pakta”, tha ajo.