Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka pasur debate të shumta pasi vetë mbledhja ishte e një natyre që do ngjallte polemika: Rritja e çmimit të ujit.
Ata që mungonin në këtë mbledhje ishin anëtarët e PD-së, të cilët më parë ishin shprehur se do kundërshtonin këtë venim.
Por, pak para se mbledhja të përfundonte, ku i pranishëm ishte edhe Erion Veliaj, njëri nga anëtarët e LSI, Endrit Braimllari tha se subjekti i tij politik disponon emra konkret të biznesmenëve që vjedhin ujin e pijshëm.
Kemi kërkuar që të ndërpriten lidhje të paligjshme të oligarkisë. Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta. Ne do bëjmë opozitë parimore, institucionale dhe jemi me këmbë në tokë. Kemi kërkuar diferencim të familjeve në nevojë”, tha Braimllari.