Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj ka zbuluar dhuratën e parë që ka marrë sot Presidenti i ri i vendit, Ilir Meta. Duke komentuar një drekë të Metës me analistin Ilir Kulla, Myftaraj shkruan në rrjetet sociale se ky i fundit i ka dhuruar Presidentit një palë tehspije.
Ai e komenton dhuratën e Kullës si një hajmali që do të ndihmojë Metën, duke hedhur dyshime të forta nëse kjo do të ndodhë.
Myftaraj sfidon hapur Kullën, teksa shkruan se hija e “gërshërës” së SPAK-ut pritet të presë fillin e tehspijeve, kokrrat e së cilave do të shpërndahen si kokrrat e tehspijeve të Plakut Mere në filmin “Njeriu me Top”, përcjell “CityNews”.
“Nuk dihet se sa do ta ndihmojë ky talisman apo hajmali Presidentin e ri, mbi tehspijet e të cilit rri si “Shpata e Damokleut” hija e “gërshërës” së SPAK-ut, që pritet ta presë fillin e tyre dhe t’ i bëjë të shpëndahen kokrrat e tyre si kokrrat e tespiheve të Plakut Mere në filmin “Njeriu me top””, shkruan ndër të tjera Myftaraj.”