Te Vllaznia jane ende me pushime megjithate drejtuesit po vijojne punen per t’i plotesuar kushtet skuadres per nisjen e punes dhe po ashtu per plotesimin e saj me lojtaret e duhur.
Nderkohe, mësohet se eshte caktuar edhe data se kur ekipi do te nise stervitjen. Trajneri Josa dhe pjestaret e tjere te stafit teknik kane vendosur qe seancen e pare stervitore per sezonin e ri ta zhvillojne me 15 qershor.
Kuqeblute do te sterviten per nje jave apo 10 dite ne Shkoder fillimisht dhe me pas do te spostohen diku jashte vendit per zhvillimin atje te fazes me intensive te pergatitjeve per ndeshjet europiane.
Tashme mbetet per t’u pare se cilet do te jene futbollistet qe do te zbresin ne fushen e stervitjes me 15 qershor, per te kuptuar me shume ne lidhje me perberjen e skuadres shkodrane per perballjet e “Conference League”.