Edhe pse situata e Covid-19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme, gjatë një interviste ne emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, tha se sipas një skenari, një rritje e caktuar e rasteve do të çonte në stopim të hapjes së vendit. Sipas ministres ajo çfarë përcakton hapjen, lidhet me rastet pozitive ditore, rastet e të shtruarve apo dhe rastet në terapi intensive. Me 80 të shtruar në spital, hapja stopon.
Fevziu: Nëse rriten numrat a rrezikojmë mbyllje?
Manastirliu: Kurba vazhdon të jetë e sheshtë. Është akumulativi i rasteve që përcakton ecurinë. Ajo që përcakton kthimin pas. Janë rastet pozitive ditore, janë rastet e të shtruarve, rastet në terapi intensive dhe sigurisht dhe fatalitet.
Fevziu: Rastet e rritura të këtyre ditëve, janë vatra apo të shpërndara?
Manastirliu: Janë kontakte të personave të infektuar. Ne aktualisht në Shqëipëri kemi mbi 20 vatra kryesisht familjare. 60% e të prekurve janë në Tiranë.
Fevziu: Kemi rritje të të shtruarve?
Manastirliu: Kemi rritje të të infektuaruve, por janë raste asimptomatikë.
Fevziu: A ndikon vera?
Manastirliu: Nuk mund të themi, pasi nuk ka studime shkencore. Fakti që virusi nuk ka atë agresivitet sigurisht mund të jetë edhe për asrye të imunitetit në një periudhë që nuk është dimër.
Fevziu: Kemi të shtruar të rritur?
Manastirliu: Kemi 21 pacientë. Është një numër i qëndrueshmëm dhe që nuk ka ndryshuar, në terapi intensive nuk kemi ansjë të intubuar.
Fevziu: Në çfarë skenari mund të ktheheshim në mbyllje?
Manastirliu: Nëse do të kishim dyfishim apo trefishim të rateve të reja, karahasuar me para 2 javësh. Nëse do të kishim rritje të të shtruarve duke shkuar tek 80 të shtruar dhe nëse do të kishim të intubuar 15 – 20 raste, atëherë ne stopojmë. Nuk bëjmë hapa të tjerë. Nëse kjo na rritet do të bëjmë hapa pas.
Protokollet e sigurisë dhe kushteve higjieno- sanitare në plazhe janë gati dhe sipas Ministres së Shëndetësisë, gjatë ditës së nesërme do të bëhen publike.
Në intervistën në “Opinion” ministrja Manastirliu tha se distanca e çadrave në plazhe, nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër.
“Zbatohen protokolle të sakta dhe besojmë se nga data 1 Qershor do të kemi edhe protokollet që do të përcaktojnë kriteret për plazhet që do të kenë çadrat e vendosura, shezlongët, kushtet higjeno sanitare. Distanca e çadrave nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër. Do të ketë dy shezlongë, por mund të ketë edhe çadra pa shezlongë. Do të ketë kushte higjeno- sanitare. Po krijohet një autoritet i veçantë për plazhet. Kemi përcaktuar të gjitha këto në protokolle. Protokolli është gati, është i miratuar dhe nesër bëhet publik për të gjitha strukutat hoteliere dhe turizmin”. /Opinion.al/