I gjithë opinioni sportiv dhe jo vetëm, janë në pritje të vendimit, ne lidhje me startin e kampionatit, i cili ka zgjedhur të bojkotojë prej afro 40 ditësh.
Ndërkohë së fundmi, gjatë një aktiviteti në “Football Republic Akademi”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur se ka pasur së fundmi një takim me kryeministrin, Edi Rama, teksa i pyetur në një deklaratë për mediat se kur do të startojnë aktivitetet futbollistike, kreu i FSHF-së, është shprehur shkurtimisht:
“Kampionati do fillojë së shpejti. Kryeministri më ka premtuar se do pranojë ofertën tonë”, u shpreh Duka.