Gjykata e Apelit ka caktuar datën për gjykimin e çështjes së Partisë Demokratike. Seanca gjyqësore do të mbahet në datën 3 nëntor në orën 10:00.
“Ne date 3 Nentor 2022, ora 10:30, do te gjykohet ceshtja me kerkues Partia Demokratike e Shqiperise, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit date 18.03.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen perbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi. Kacerja dhe Shala janë gjykatës shkodranë në Gjykatën e Apelit Tiranë.
P.s. kjo ceshtje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombetar te dates 17.07.2021″, thuhet në njoftim.