Pas largimit të Ardian Çelës nga OSHEE, te cilit i përfundoi mandati, Enea Karakaçi është emëruar drejtuesi i ri.
Karakaçi ka mbajtur postin e juristit në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.
Në 2013 nga ERE u transferua te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.