Pak ore na ndajne tashme nga nisja e finales se Superkupes ne mes Teutes e Vllaznise e ndersa skuadrat jane gati, edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka bere gati arbitrat qe do ta gjykojne ate.
Ndonese eshte nje ndeshje me shume rendesi sepse ne fund te fundit do jepet nje trofe, Sektori i Arbitrimit prane FSHF-se nuk ka caktuar nje arbiter te FIFA-s per ta drejtuar ate.
“Shkodra Sport” meson se per finalen qe do te luhet ne “Elbasan Arena” sonte ne oren 19.00 eshte perzgjedhur arbitri me pervoje Kridens Meta per ta drejtuar ate.
Asistente te tij do te jene serish dy arbitra te kolegjiumit te Tiranes, Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari, ndersa arbiter i katert do te jete Juxhin Xhaja.
Pritet qe ne kete ndeshje te funksionoje edhe sistemi VAR i cili do te eliminoje ne maksimum gabimet qe mund te bejne arbitrat ne fushen e lojes