I martuar dhe prind. Kështu shfaqet në rrjete sociale polici Berhan Bajrakurti, i cili vetëm pak më parë u vu në pranga nga kolegët e tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, ai është Specialist i Policimit ne komunitet (SPZ) Gruemire, Komisariati Policisë Malësi e Madhe. Ka qenë nëna e një vajze 15- vjeçare ajo që ka bërë publike ngjarkjen, e cila këtë herë nuk është në sferën e aludimeve, por e vertetuar edhe me pamje- video.
Ngjarja e rëndë, pason atë të ndodhur në Kavajë para pak ditëve por edhe një tjetër në Kosovë, ku për ironi të fatit, ishte përfshirë edhe një punonjës policie atje. Abuzimet nga njerëz me uniformë dhe që duhet të garantojnë jetën e qytetarëve, me të cilëve edhe të miturve, sidomos një specialist i Policimit në Komunitet, meritojnë ndëshkimin më të rëndë ligjor. Arrestimi i policit u bë pas denoncimit në media të rastit, ndërsa nuk ka informacion të konfirmuar për ndonjë denoncim të bërë në komisariat për rastin, i cili pritet të zbardhet në vijim nga policia apo prokuroria.
Në foto në rrjete sociale, Bajrakurti shihet si një familjar i lumtur përkrah bashkëshortes dhe fëmijëve. Madje në një foto, shihet me një vajzë, mosha e të cilës nuk është më shumë se 15- vjeç, aq sa është edhe vajza- nëna e të cilës e akuzon për skena të turpshme me të bijën. Komentet janë të tepërta!