Ndryshe nga deputetët e tjerë, Dashnor Sula është paraqitur ndryshe. Ai u shfaq i veshur me uniformë mjekësh me mbishkrim ‘sterilizimi’ dhe në duar mbante një tufë me qepë. Gjithashtu mbante një pankartë ku shkruhej “AZHBR”.
Sula tha se është paraqitur me këtë veshje për t’i dhënë mesazh mazhorancës dhe të gjithëve se aksioni i opozitës nuk është për interesa personale, por për vendosjen në vend të të drejtave të tyre kushtetuese.
“Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë që opozita që nga 5 tetori, proteston. Ka një aksion opozitar përsa i përket ngritjes së komisioneve që mazhoranca nuk i lejon. Nuk lejohen të bëhen hetime për koncesionin e sterizilimit, AZHBR.
Unë sot kam ardhur në mënyrë simbolike për t’i treguar mazhorancës dhe të gjithëve se aksioni nuk është për interesa personale, por vendosjen në vend të drejtave tona kushtetuese. Fatkeqësisht me këtë mazhorancë kemi parë një mazhorancë. Aksionin do ta vazhdojmë sepse është një e drejtë që i takon opozitës”, tha ai.