4 tonë drogë të kapur në brigjet italiane pak ditë më parë, kanë detyruar fqinjët tanë, që të nisin pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda një letër-porosi, ku kërkohet një informacion i detajuar për 3 shqiptarët e arrestuar në bordin e jahtit luksoz.
Gjithashtu, e njëjta kërkesë ju është dërguar edhe palës malazeze, pasi mjeti lundrues u nis nga porti detar i Ulqinit.
Sasia rekord e drogës e kapur rreth një javë më pare në brigjet e Fogias në Italia me jaht, e para e këtij lloji, ka detyruar fqinjët ti dërgojnë letërporosi prokurorive shqiptare dhe atyre malazeze.
Në bordin e mjetit lundrues u pragosën 3 shqiptarë, një me origjinë nga Durrësi Flamur Mema e dy të tjerë nga Dibra, Erinaldo Muzhika dhe Elidon Valdi. ABC Neës mësoi se në kërkesën, e cila tashmë ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kërkohet më shumë informacion për lëvizjet e trafikantëve të drogës dhe burimin pasuror të tyre të investuar në vendin tonë. Sipas organit të akuzës, Mema ka në pronësi të tij një peshkarexhë, e cila menxhohet nga i prangosur, ndërsa për dy të tjerët informacionet mbeten te fshehta. Gjithashtu, është bërë e ditur se, 3 të arrestuarit, ishin regjestruar në sistemin TIMS, ditën e 4 shtatorit,duke kaluar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit e cila lidhet me Malin e Zi.
Jahti luksoz me flamur amerikan nuk ka hyrë në ujërat e territorit shqiptar, thuhet më herët në njoftimin zyrtar të policisë, ndërsa fqinjët tanë kishin mundur të zbulonin edhe se si ishte furnizuar me drogë mjeti lundruar. Lënda narkotike dyshohet se u dërgua nga zona bregdetare ndërmjet Lezhës dhe Shkodrës me skaf, e për tu ngrarkuar më pas në ujërat neutrale drejt jahtit të marrë me qira nga tre shqiptarët. Hetuesit Italianë, kërkojnë më tepër informacion se kush i ka ndihmuar bashkombasit tanë për të tejmbushur mjetin lundrues me drogë. Ndërkohë që janë sekuestruar edhe dokumentacionet dhe kontratat e bëra me autoritet malazeze, se si arritën Mema, Muzhiki dhe Valdi të marrin me qira Jahtin luksoz në shtetin fqinj, pasi vlera tij është e lartë.
Shifra e drogës, e cila do të shitej përtej brigjeve të Adriatikut do të mbërrinte në e vlerën e 40 milionë eurove.
Kjo është hera e parë e regjistruar nga Gurada di Finanza që trafikantët shqiptarë transportojnë me jaht sasi kaq të mëdha të kanabis sativës./gazetaexpress/