Deputeti i PD-së Malësi e Madhe Ramadan Lika është një tjetër deputet që ka dalë kundër kryedemokratit Lulzim Basha sot në mbledhjen e grupit parlamentar.
Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb se është gati të dorëzojë mandatin e tij. Ai tha se jo vetëm që kanë humbur zgjedhjet, por janë shkatërruar.
“S’ të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues, jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje, thua se s’ kena humb, si nuk kena humb, jemi shkatërru. S’ duhet të dalim pa vendim që këtu”, ka thënë deputeti i PD- së për Malësinë e Madhe Ramadan Lika.