Vllaznia mori një pikë në transfertë pas barazimit 0-0 kundër Kukësi, rezultat që mbën ekipin shkodran në vend të tretë me 39 pikë, po aq sa verilindorët e Longos.
Trajneri Thomas Brdaric u shfaq i kënaqur me pikën në prononcimin e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport.
“Mendoj se barazim ishte ‘ok’. Luajtëm ndaj një ekip që po lufton për Kupat e Europës. Nuk duhet të harrojmë që kishim për të zëvendësuar disa lojtarë, kështu që jam i kënaqur me pikën që morëm.
Mendoj se ishte ndeshje ‘ok’, por në ‘Loro Boriçi’ i fusim nën presion kundërshtarët. Nuk mendoj se duhet të flasim për ata që munguan.
Dhamë disa pasime të gabuara, e humbëm topin me shumë lehtësi, duhet të jemi më shumë të përqendruar në fushë.
Mbrojtja? Jam shumë i kënaqur, nuk i dhamë shumë mundësi shënimi Kukësin. Të përmirësohemi në sulm“, theksoi trajneri gjerman i kuqebluve.