Presidenti i vendit Ilir Meta thotë se ka lindur në një shtëpi e cila ka qenë spital për partizanët për jugun e vendit. Duke reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në mbledhjen e Asamblesë, Meta thotë se nuk bën politikë për vota.
PUBLIKIMI I ILIR METËS
O shakaxhinjtë e integrimit!
Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time!
As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!
Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.
O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre.
Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre.
Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë!
Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!