“Jam një i vdekur që marr frymë vetëm për të vënë dinjitetin në vend”, kështu e përshkruan gjendjen e tij 61 vjeçari Izmir Duraku. Nëse viti 2020 ishte i vështirë për të gjithë për shkak të sfidave që solli, për Izmirin ishte shkatërrues. Në 6 qershor jeta e tij ndryshoi komplet rrjedhë. Nga një nënkomisar policie me 20 vite eksperiencë që së fundmi drejtonte stacionin policor në Fushë Arrës në Qarkun e Shkodrës, ai u akuzua publikisht si përdhunues.
LEXONI MË SHUMË: EMRI – Vajza tregon një ngjarje të vitit 2015- të, Prokuroria e Shkodrës ndalon shefin e Policisë në Fushë- Arrëz (detajet)
Pasditen e 6 qershorit u thirr nga kolegët në zyrë për në sqarim dhe sapo hyri brenda saj pa në flashin informativ të televizorit emrin e tij dhe mësoi se ishte arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Situata e tij ishte kritike por peshën në të rëndë e ndjeu për familjen. Do preferonte më mirë vdekjen sesa bashkëshortja, fëmijët dhe fisi i tij të lexonin për çfarë ai ishte arrestuar.
LEXONI EDHE: U prangos nga kolegët një ditë më parë, përjashtohet nga Policia e Shtetit shefi i Policisë në Fushë- Arrëz…
Për fatin e tij të mirë familja i qëndroi pranë, por struktura e policisë të cilës i kishte shërbyer një jetë jo. Nuk u prezumua i pafajshëm as nga drejtori i policisë dhe as ministri i brendshëm të cilët në qëndrimet publike iu drejtuan me fjalë të rënda dhe e përjashtuan nga policia.
LEXONI MË SHUMË: VIDEO – “Gjest i ulët, do marrim masa më të forta”, ministri Lleshaj nga Shkodra flet për shefin e Policisë së Fushë- Arrëzit
Por e drejta për Izmirin nuk do të vononte. Vetëm një ditë më vonë atij iu hoqën prangat nga dora dhe arrestimi i tij u quajt iI paligjshëm. Prokuroria nuk regjistroi asnjë çështje në ngarkim të Izmirit, por ai ende quhet i padenjë nga ana e uniformave blu.
LEXONI EDHE: “Të veprojë drejtësia”, vajza jetime e dénòncoi para pak orësh, Prokuroria liron shefin e policisë të Fushë- Arrëzit
Ish- nënkomisari i policisë Izmir Duraku do të jetë sot pjesë e emisionit me zemër të hapur ku do të hedhë dritë mbi atë çfarë ka ndodhur këto 6 muaj me çështjen e tij. Pse Komisioni i Apelimit e quan të fajshëm kur vetë organi i akuzës nuk ka asnjë çështje të ngarkuar ndaj tij. Po familja e Izmirit? Si u ndje ajo pas kësaj akuze të rëndë? /BW/