Ditën e sotme, ish- kryeministri Berisha do të jetë në Shkodër me “Foltoren” e tij. Në orën 18.00, në sallën e Kineme Millennium, ai ka ftuar demokratët shkodranë në bashkëbisedim. Ditën e djeshme, Arvit Bushati, kryetar i FRPD- së Shkodër, përmes publikimit në Facebook, ka njoftuar praninë e tij në takimin e sotëm. Ai e ka shoqëruar publikimin me një foto në krah të Berishës.
Para pak minutave, ish- kryeministri Berisha, ka ripublikuar të njëjtën foto, duke përcjell edhe një mesazh për rolin e të rinjve në turin e tij. Berisha shkruan në publikimin e tij në Facebook:
“Me Arvit Bushatin, Kryetarin e FRPD Shkoder. Nje pershendetje te perzemert te rinjve te Shkodres dhe mbare Shqiperise. Ata jane energjia nukleare e Foltores per “Nje Parti Demokratike me bashkuar me te forte me te hapur”! Zoti i bekofte! sb”. /ShkodraWeb/