DEKLARATË PUBLIKE PËR ÇDO INDIVID, FAMILJE, MEDIA, SUBJEKT POLITIK APO PUSHTETARË ETJ….
Duke u ftuar për të pirë një kafe sot nga një mik i imi (ai person që më ftoi, u ndje ngusht siç më tha hapur edhe në prezencë të personit që ndodhej në tavolinën e tij) në qëndër të qytetit Koplik (çka unë e kam patur kurajon ta pi në çdo kohë e në çdo pozicion pune që kam patur) përveç të tjerave në muhabet e sipër nga ai personi tjetër i pranishëm në tavolinë (jo vetëm sot por edhe në çdo rast tjetër kur kam qëndruar me të) më vuri “me shpatulla për muri” (gjithmonë sipas tij) se unë kur kam qënë Kryetar i LSI Malësi e Madhe (Levizja Socialiste për Integrim) paskam përdorur gjithë pushtetin tim në gjitha qeverisjet (edhe në bashkëqeverisjen e LSI me PD 2009-2013, por edhe me PS 2013-2017) për të larguar dhe kompromentuar njerëz për interesa personale, politike dhe favorizuese për vehte, familjen e subjektin politik në fjalë.
Kam kurajon morale, politike, pushtetare etj., ta bëj publike këtë rast në qoftë se një person, një familje apo një grup shoqëror apo politik të ma faktojë me një firmë timen apo vulë LSI Malësi e Madhe nga 2005 e deri në prag të zgjedhjeve të 2017 që kam drejtuar LSI e Malësisë së Madhe, të ma shprehë publikisht se vërtetë mund të kem cënuar individualisht, familjarisht, politikisht apo grupacion në çdo shkallë pushteti politik. E sidomos u bëj thirrje punonjësve të Degës së Albaposta në Malësinë e Madhe apo edhe në çdo sektor ku ka drejtuar LSI Malësi e Madhe nga 2009-2017.
I bëj thirrje publike ish- kryetarit të PD Malësi e Madhe Ferdi Sterkaj, ish- kryetarit të PS Hysen Hysaj, ish- prefektit Maxhid Cungu, ish- prefektes Voltana Ademit, ish- prefektit Paulin Radovani etj., prefektë me radhë apo ish- kryetarit të Bashkisë Koplik (sot deputetit Ramadan Likaj), deputetit Paulin Sterkaj, deputetit Agron Çela etj. deputet e ish kryetarëve të Komunave (deri në 2015) apo edhe kryetarit aktual (nga viti 2015) të Bashkisë Malësi e Madhe z. Tonin Marinaj të shprehen hapur nëqoftëse një mendim, një propozim, një vendim tu kenë ardhur me firmën time gjatë kohës që unë kam qënë kryetar i LSI Malësi e Madhe (2005-2017). Përkundrazi kam qënë ndër ato që kam këmbëngulur që kurrë të mos përdoret revanshi politik, fetar apo krahinor ndaj çdo kujt person, familje apo grup shoqërorë që ndodhet në Administratën Publike e Lokale.
Vetëm një fakt dhe unë kam kurajo morale, politike e pushtetare të jap dorëheqje të parevokueshme në çast nga çdo funksion politik, pushtetar apo shoqëror.
Me respekt Sytki Ndrecaj ish-Kryetar i LSI Malësi e Madhe (2005-2017), e sot Zv.Kryetar Bashkie nga viti 2015 e në vazhdim. Djali i Abdyl Sadik Ndrecaj babai, shoku e miku im më i ngushtë.