Luizi teksa shijon pushimet në Bodrum, Turqi me Kiarën, së fundmi ka hyrë në një video-live në Instagram ku ka biseduar me ndjekësit e tij.
Ndjekësit e tij i kanë komentuar pyetje të ndryshme, por ajo që i ran ë sy këngëtarit ishte vetëm një pyetje ku thuhet “Kush është e para nëna apo nusja?”.
Luizi është përgjigjur: “Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të”.