Humbja në zgjedhjet e 25 prillit po pasohet me dorëheqje në PD. Pas kërkesës publike të qindra drejtuesve dhe militantëve drejtuar Lulzim Bashës, duket se ka pasur reagime në nivelet e larta drejtuese të PD.
Burime zyrtare i thanë CNA.al se sekretari organizativ Sahit Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë.
Dorëheqja e Dollapit ka ardhur menjeherë pas humbjes, por gjithçka është mbajtur sekrete që gjithçka të shtyhej deri në rizgjedhjet e kryetarit dhe për të mos humbur vëmendjen nga denoncimi formal dhe justifikimi për disfatën elektorale.
Dorëheqja e Dollapit është pasuar me atë të sekretarit të burimeve njerëzore Ervin Minarolli.
Të dy sekretarët morën detyrat 4 vite më parë pasi Lulzim Basha u rizgjodh kryetar me një proces të kontestuar brenda PD-së, ata janë edhe antarë të kryesisë të PD.
Burime zyrtare theksuan gjithashtu se dorëheqje kanë dhënë edhe disa drejtues lokalë të PD, por edhe atyre ju është kërkuar të qëndrojnë në detyre deri sa të përfundojnë denoncimet por edhe rizgjedhja e kryetarit të PD. /Marrë nga CNA.al/