Java e fundit e muajit korrik pritet që të rezervojë temperatura përvëluese. Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi pritet të ketë mot të ndikuar nga vala e të nxehtit afrikan.
Kjo valë e nxehtë do të sjellë mot me diell dhe lagështirë të ulët gjatë orëve të mesditës.
Rritja e temperaturave do të jetë e vijueshme dhe do të bëjë që si mëngjeset ashtu edhe mbrëmjet të jenë me vlera të larta temperaturash.
Era do të fryjë jug dhe veriperëndim e lehtë duke sjellë dhe dallgëzim të ulët në brigjet detare.