Shumë i nderuar Z. Kryeministër, shpresoj që kjo ankesë të mbërrijë në zyrën tuaj. Ne jemi një familje fermere nga Shllaku e jemi pa energji elektrike tash 4 vite…ku që nga viti 1975 deri në vitin 2005 ka pasur energji elektrike këtu ku jemi, se të parët e mi këtu jetuan ndër shekuj, por lëvizja e popullsisë nga malet, bëri dëmin e vet, shtyllat e teli i rrymës elektrike, u dëmtuan nga keqbërësit, dhe për këtë ne jemi pa energji elektrike…energjia elektrike në fermën tonë na i përmirëson kushtet e jetesës dhe na rritën të ardhurat.
Ne jemi një familje me 5 antarë dhe kemi lënë Amerikën më dëshirën tonë për të jetuar në Shllak dhe tani jemi pa energji elektrike. Kemi bërë ankesa, të kryetari i Bashkisë Vaut të Dejës, te drejtori i Elektrikut të qarkut Shkodër, te Zonja Siropali por deri tani asgjë nuk është bërë, por rrinë duke na sjellë, jo sot, jo nesër me premtime boshe…
Ne nuk është se jemi duke kërkuar ndonjë favor, ne kërkojmë vetëm rivendosjen e energjisë elektrike ekzistuese që neve të rrisim aktivitetin tonë dhe mirëqënien ekonomike, për puntorët tonë e për familjen time. Ju lutemi na ndihmoni brënda hapësirës ligjore se e kemi shumë të vështirë jetesën dhe zhvillimin e biznesit e të ekonomisë tonë familjare.
Neve ju urojmë një ditë sa më të mbarë pune juve dhe stafin tuaj. Me respekt Nikolin Martin Shqau nga ferma e Shën Mhillit, Vukaj, Shllak Bashkia e Vaut të Dejës, Qarku Shkodër. /Publikuar në Facebook/