Dita e diel e javës së kaluar, ka qenë një ditë e mbushur me evente, në qendër të të cilave kanë qenë të rinjtë. Ideja ishte e Benet Becit, kandidat për kryebashkiak i Shkodrës me 14 maj 2023.
Nuk kanë munguar garat sportive në sportet që luhen në rërë, teksa festës i janë bashkuar edhe emra të njohur rë artit, skenës, ekranit, sportit e më gjërë.
Edhe vetë Beci, është shfaqur duke demonstruar pasionin e tij, tashmë të njohur, motoçikletat. Sigurisht, kandidati Beci shoqërohej nga bashkëshortja, familjarë dhe të afërm e miq.
“Albumi i një dite feste mes të rinjve dhe atyre që shpirtin e kanë gjithmonë të ri. Jeni adrenalinë e motivim!”, shkruan Beci në një publikim në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke e shoqëruar me foto nga eventet e ndryshme.