Pas dy vitesh në krye të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i ka dorëzuar ministrit të Brendshëm dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.
Burimet bëjnë me dije se kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri. Dorëheqja është dhënë më herët por është bërë publike sot.
Ndërkaq ministri i Brendshëm Ervin Hoxha do të mbledhë nesër në orën 10:00 të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.
Gjatë mbledhjes, e cila është e para e Hoxhës që ku mori postin e ministrit më 28 korrik, pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, kryesisht për procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë, drejtorëve vendorë. Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision