Rreth një muaj pas emërimit në krye të drejtorisë rajonale të IKMT- së Shkodër, Ramir Hadëri ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Lajmi është mësuar nga ShkodraWeb, teksa bëhet me dije se Hadëri do të vijojë në detyrë pavarësisht dorëheqjes së paraqitur.
Po ashtu, pak ditë më parë, u shkarkua edhe shefi i Territorit në këtë drejtori rajonale, Gjolek Nikolli. Bëhet me dije, se urdhi për lirimin nga detyra, ka dalë të premten e kaluar nga drektori i përgjithshëm i IKMT- së në Tiranë.
Këto lëvizje, janë në kuadër të ristrukturimit që po bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale të Qarkut të Shkodrës, ku ka patur dorëheqje, lirime nga detyra por edhe qarkullime të drejtuesve.