Pak orës pas prezantimit zyrtar të Elia Spiropalit si drejtuese politike e PS për Qarkun Shkodër, Sindis Kopliku jep dorëheqjen si drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër. Bëhet me dije se dorëheqja ka ardhur për motive për arsye familjare dhe nuk ka lidhje me zhvillimet politike në selinë rozë të Shkodrës. Pritet që Sindis Kopliku të emërohet në një pozicion tjetër në vazhdimësi.
Sindis Kopliku u komandua me 16 qershor në 2021 si drejtore e ZVA Shkodër, duke pasuar në këtë detyrë Blediana Osja.
Ndërkohë, pak kohë më parë drejtuesit e PS Shkodër mësohet se kanë kërkuar dorëheqjet e gjithë drejtorëve në Shkodër, kërkëse kjo që iu bë në kohën kur Edona Bilali ishte ende pa u zëvendësuar nga drejtuesja e re politike Elisa Spiropali.
Mësohet se edhe disa drejtorë të tjerë kanë paraqitur dorëheqjet por pritet për t’u parë se cilët prej tyre do të largohen përfundimisht.
E sigurtë është që me drejtuesen e re politike do të ketë ndryshime në radhët e drejtorive në Shkodër.