“Ishte një kënaqësi të kaloja sërish kohë me qytetarët e mrekullueshëm të Shkodrës, duke biseduar për gjërat që kanë rëndësi për ta, për çfarë shqetësohen, për çfarë shpresojnë për fëmijët e tyre.
Biseduam se përse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin për kandidatë të pastër dhe zgjedhje të pastra. Fola gjithashtu edhe për lidhjen midis Demokracisë, Mbrojtjes dhe Biznesit. Shpresoj të mund të sjellim më shumë investime amerikane në veri, por përpjekjet duhen bërë nga të gjithë.
Njerëzit që i bënë ballë pushtuesve osmanë dhe luftuan diktaturën komuniste duhet t’i thonë JO armikut të ri: JO kandidatëve të korruptuar, JO blerjes së votave, JO dhunës politike. Qytetarët duhet të përdorin votat e tyre për të zgjedhur të ardhmen e tyre”. /Publikuar nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim pas vizitës në Shkodër/